Në emër të McDonald’s, shiten deri në 1500 euro terminet për viza pune në Gjermani

Në emër të McDonald’s, shiten deri në 1500 euro terminet për viza pune në Gjermani

E ka të vështirë që t’ia pranojë vetës faktin që u mashtrua nga një faqe interneti, por i riu nga Fushë Kosova, L.B. u mashtrua dhe këtë e bëri nga nevoja për të siguruar një vizë pune në Gjermani.

Faqja ku shkroi për të siguruar një vizë, Noti (emër i vendosur nga redaksia) për ironinë e fatit kishte emrin e rrjetit të famshëm të ushqimeve të shpejta “McDonald’s”, por kësaj radhe pretendonte të shiste viza pune.

Themeluesi i saj ishte nga Maqedonia e Veriut dhe, sipas Notit, ai e kishte emrin Samir Selmani dhe viktima ra në kontakt me të pas shumë dështimeve për të siguruar një termin në procedura të rregullta në ambasadën gjermane.

“Rastësisht e kam pa një postim që është bërë domethënë prej këtij personit të  vizave, McDonalds është një account fake që ka postu domethënë vazhdimisht në grupin Ambasada gjermane, viza, info, e të tjera. Edhe kam pa që ka termine të lira, edhe me shpresën që mundet me m’u bo edhe mu, normalisht kom kontaktu me to”.

Për ta bindur viktimën, Samir Selmani do t’i dërgonte edhe pasaportën e tij, si provë besueshmërie në mënyrë që i riu t’ia dërgonte paratë.

Dhe vetëm pas kësaj nis negocimi për çmimin, që për sigurimin e vizës duhej paguar 1500 euro.

Shpërndaje në: