Në fund të kampionatit i skadon kontrata me Gjilanin – Franc Veliu zbulon ofertat që ka pranuar deri me tani

Në fund të kampionatit i skadon kontrata me Gjilanin  – Franc Veliu zbulon ofertat që ka pranuar deri me tani

Përveç vera se do të jetë e nxehtë edhe transferet e lojatarëve në Kosovë do të jenë po aq ‘përveluese’.

Tashmë disa skuadra vetëm se kanë menduar se cilët lojtarë do t’i transferojn gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Periskopi.

Në skuadrën e Gjilanit janë 7 futbollistë që i skadon kontrata në fund të kampionatit, e në mesin e tyre është edhe Franc Veliu.

Periskopi ka kontaktuar me Veliun për të marrë një përgjigje nga ai, mbrojtësi tha se ka interesim si në Kosovë dhe Shqipëri po deri në korrik do të jetë tek Gjilani.

“Ende nuk e di. Më kanë kontaktuar dy klubet në Kosovë dhe në Shqipëri, por do të shkoj, varet nga trajneri se çfarë do të bëjë. Të shikojmë, unë kam kontratë deri me 1 korrik me Gjilanin”, tha 33-vjeçari.

Shpërndaje në: