Më në fund zbulohet, Lewandowski marrëveshje me këtë super-klub
“Lewandowski do të rinovojë kontratën aktuale me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2021. Zyrtarizimi i rinovimit të kontratës nuk do të vonohet dhe pritet të kryhet ditët e ardhshme”, shkruan “Kicker”.
Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga agjenti i sulmuesit, i cili theksoi se palët janë drejt marrëveshjes.
“Klubi ka konfirmuar zyrtarisht interesin për të rinovuar me Lewandowskin. Palët janë drejt marrëveshjes dhe ditët e ardhshme pritet finalizimi, tregohuni më të duruar”, u shpreh Maik Barthel.
Kujtojmë që Lewandowski aktualisht ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2019 por gjermanët po kërkojnë të blindojnë polakun për shkak se të interesimit të madh nga Real Madrid.



