Në fushatë zgjedhore Ali Ahmeti rrëzon tabelën njëgjuhëshe në Strazhë

Në fushatë zgjedhore Ali Ahmeti rrëzon tabelën njëgjuhëshe në Strazhë

Marrëveshja mes dy partnerëve të koalicionit që tabelat e reja nëpër autostrada të jenë në dy gjuhë duket se nuk ishte respektuar në Strazhë.

Në një nga ditët e lëvizjes së Ahmetit në atë drejtim me të vënë re se tabela e vendosur është vetëm në një gjuhë e jo në atë shqipe ka zbritur nga makina dhe personalisht ka ndaluar punimet.

Zhurnal mëson se urgjentisht për këtë problematikë ai thërret ministrat e kabinetit qeveritarë të cilët ndërpresin mbledhjen dhe udhëtojnë në vendin e ngjarjes që menjëherë të largohet tabela njëgjuhëshe dhe të vendoset edhe ajo në gjuhën shqipe derisa tash në Strazhë figuron tabela në dy gjuhë, transmeton Zhurnal.

Ndryshe nga ai “incident” e këndej të gjitha tabletat e vendosura në autostrada janë të dy gjuhë duke respektuar kështu marrëveshjen.

 

Shpërndaje në: