Në Gërmi kamerat kapin ujqit e murrmë

Në Gërmi kamerat kapin ujqit e murrmë

Për herë të parë pas shumë vitesh, në Parkun e Gërmisë është vënë re prania e ujkut të murrmë, kanë bërë të ditur Milot Kurshumlia dhe Besnik Fetiu nga Grupi “Wildlife – Albanian Photograpers”.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, dy ujq të tillë janë vënë re rreth orës 4 të mëngjesit të mërkurën e 8 shtatorit.

Në njoftimin në Facebook, Kurshumlia ka thënë se fiziku i ujqve tregon se ata kanë ushqim të bollshëm dhe po ushqehen mirë.

Sipas tij, kamerat kanë kapur në Gërmi edhe një ujk të zi, por që për shkak të pamjeve më të dobëta nuk është postuar videoja.

Ditë më parë në Gërmi është vënë re edhe një ari. Si rrjedhojë, Komuna vendosi për mbylljen e parkut për dy ditë nga e diela deri të martën.

Shpërndaje në: