Në gëzim talebanët: Kina po e mban ambasadën hapur në Kabull

Në gëzim talebanët: Kina po e mban ambasadën hapur në Kabull

Kina ka premtuar se do ta mbajë të hapur ambasadën e saj në Kabull, kanë thënë talebanët.

Zëdhënësi i milicisë islamike, Suhail Shaheen, tha të premten se zëvendës-ministri i Jashtëm i Kinës kishte thënë që vendi i tij do të rriste ndihmën humanitare ndaj tyre.

Ndërsa perëndimi ka marrë një qëndrim pritës dhe ka kërkuar më shumë prova për një qeveri më gjithëpërfshirëse dhe respektuese për të drejtat e njeriut, Kina ka thënë se “kërkon marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunuese”, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Analistët kanë thënë që bashkëpunimi stabil mund të shtrojë rrugën për investime infrastrukturore në Afganistan.

Talebanët kanë thënë se Mullah Baradari do të ishte prijës i qeverisë së re që pritet të zbulohet të shtunën.

Talebanët e kapën Kabullin më 15 gusht. /Periskopi

Shpërndaje në: