Në Gjinekologji të hospitalizuara 16 shtatzëna të infektuara me COVID, një në gjendje të rëndë

Në Gjinekologji të hospitalizuara 16 shtatzëna të infektuara me COVID, një në gjendje të rëndë

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK po trajtohen 16 shtatzëna të infektuara me COVID-19, ka njoftuar drejtori i klinikës Jakup Ismaili në një intervistë për Ekonomia Online.

Ismaili ka treguar se gjashtë shtatzëna janë me oksigjenoterapi e një është në gjendje të rëndë.

Ismaili ka thënë se të gjitha shtatzënat që janë prekur nga forma të rënda të COVID-it kanë qenë të pavaksinuara.

Vetëm brenda një jave kanë vdekur gjashtë shtatzëna në Kosovë si pasojë e COVID-19.

“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me COVID-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi e njëra në gjendje pak më të rënda. Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, tha ai.

Shpërndaje në: