Në grevë edhe IKSHPK, ende nuk publikohet raporti 24-orësh për COVID

Në grevë edhe IKSHPK, ende nuk publikohet raporti 24-orësh për COVID

Të gjithë punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë në grevë 8-orëshe.

Greva ka ardhur për shkak të mosplotësimit të kërkesave të punëtorëve shëndetësorë që lidhen me implementimin e Ligjit të Pagave.

Ndërsa, në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kështu ka bërë të ditur sot Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.

Ndërsa, me të hyrë në grevë, deri tani IKSHPK nuk ka publikuar as raportin 24-orësh të infektimeve me COVID-19.

Në faqen e Facebook’it të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk është publikuar raporti i IKSHPK’së.

Ky raport zakonisht publikohet para orës 15:00.

Shpërndaje në: