Në Instagram s’do të mund të shpërndani më fotografi? Shefi i këtij App’i zbulon risinë

Në Instagram s’do të mund të shpërndani më fotografi? Shefi i këtij App’i zbulon risinë

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri, tha se ky aplikacion nuk është më aplikacion për shpërndarjen e fotografive. Në vend të kësaj, kompania është duke bërë ndryshime themelore rreth asaj se çfarë do të shohin përdoruesit, kur ta hapin aplikacionin, njoftoi ai.

Këtu përfshihet shfaqja e videove në ekran të plotë në ballinë e jo lejimi i shfletimit të fotografive me gisht.

Mosseri tha se vendimi për t’u larguar nga fotografitë në formë katrore, të cilat ndihmuan në ndërtimin e aplikacionit, u frymëzua nga fakti se shumica e njerëzve thanë se janë bërë pjesë e Instagramit për t’u zbavitur.

“Do të na shihni duke bërë një numër gjërash ose duke bërë eksperimente me disa gjëra në këtë hapësirë gjatë muajve të ardhshmëm”, tha shefi i Instagramit në një video të publikuar në Twitter.

Në mesin e përditësimeve do të përfshihet një veçori e re për rekomandime, që do t’i vendosë në ballinë postimet e njerëzve që përdoruesit nuk janë duke i ndjekur, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Mosseri pranoi se ka konkurrencë të madhe në këtë fushë. “Të jemi të sinqertë, tash për tash ka goxha konkurrencë serioze. TikTok-u është shumë i madh, YouTube edhe më e madhe dhe gjithashtu ka shumë kompani fillestare”, tha ai.

Shpërndaje në: