Në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial ende ka mungesë të efikasitetit dhe llogaridhënies

Në Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial ende ka mungesë të efikasitetit dhe llogaridhënies

Sipas IKD-së, përkundër faktit se kanë kaluar gjashtë vite prej hyrjes në fuqi të pakos së ligjeve të gjyqësorit, Këshillat ende nuk kanë arritur të përmbushin obligimet ligjore për miratimin e legjislacionit sekondar, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, gjatë procesit të miratimit të rregullave dhe vendimeve, mungon debati përmbajtësor në të dy Këshillat. Ka anëtarë që asnjëherë asnjë fjalë nuk e kanë folur gjatë mbledhjeve të Këshillave. Përderisa në KGJK ka diskutime nga shumica e anëtarëve për shumë pika, në KPK vërehet mungesa e demokracisë dhe dominimin i diskutimit nga dy tre anëtarë gjatë gjithë kohës.

IKD thekson që KGJK ende nuk ka arritur të miratoj rregulloret bazike për zbatimin e obligimeve ligjore të pakos së ligjeve të gjyqësorit. Këshilli ende nuk ka miratuar rregulloren për publikimin e aktgjykimeve, rregulloren për kualifikimin dhe klasifikimin e dokumenteve, rregulloren për Gjykatën Supreme lidhur me menaxhimin dhe caktimin e gjykatësve.

KPK njëjtë sikur KGJK nuk ka përmbushur obligimet ligjore të pakos së ligjeve të gjyqësorit as pas gati gjatë vitesh të hyrjes në fuqi.

KPK ende nuk ka miratuar Rregulloren për Sekretariatin e KPK-së gjatë gjashtë mujorit të parë 2016, Rregulloren për Kualifikim dhe Klasifikimin e Dokumenteve, Rregulloren për Standardizim lidhur me Ligjërimin e Prokurorëve, Procedurat Standarde të Veprimit lidhur me evitimin e konfliktit të interesit si dhe rregulloren për procedurat që qeverisin ankesat ndaj vendimeve të KPK-së.

 

Shpërndaje në: