Në këtë ditë, 15 vitë më parë Lee Boëyer dhe bashkëlojtari Kieron Dyer zgjodhën problemet me grushta në fushë

Në këtë ditë, 15 vitë më parë Lee Boëyer dhe bashkëlojtari Kieron Dyer zgjodhën problemet me grushta në fushë

Derisa futbolli anglez ende është i pezulluar, kemi pasu mundësi të artë të shohim disa gola ikonikë, ndeshje të paharruara dhe ngjarje të tjera.

E kemi trajtuar të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën ndër vite, transmeton Periskopi.

Kur flasim për të shëmtuarën, menjëherë na sillet në mendje Lee Bowyer dhe Kieron Dyer.

Kanë kaluar saktësisht 15 vite që prej kur bashkëlojtarët te Newcastle u përleshen në fushë, gjatë një humbjeje 3-0 në shtëpi nga Aston Villa.

Dyshja pastaj u përjashtua me të kuq, në atë që njihet si një prej incidenteve më unike në histori të futbollit profesionist.

Dyer në autobiografinë e tij e ka zbuluar se shkaktari i rrahjes ishte një pasim të cilin ai vendosi të mos e bënte për partnerin e tij në mesfushë.

“Bowyer ishte i frustruar. ‘Dreqin, ma paso topin,’ bërtiste ai,” shkroi Dyer.

“Disa minuta më vonë, ai deshi që të krosoja për të, mendova se pata opsione më të mira. Nuk ishte asgjë personale. Bow absolutisht e humbi kokën. ‘Dreqin’ bërtiti ai, ‘asnjëherë nuk e pason topin’.

“Arsyeja pse nuk ta pasoj topin,’ i thashë unë ‘është sepse je m*t i vërtetë’.”

Ouch… rikthim i dhimbshëm.

Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 12:10. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: