Në këtë ditë më 2004, Chelsea transferoi Didier Drogban, pjesa tjetër është histori

Në këtë ditë më 2004, Chelsea transferoi Didier Drogban, pjesa tjetër është histori

Didier Drogba ishte padyshim sulmuesi më i mirë në histori të Chelseat në epokën e Premier Leagues.

Bilanci impresiv i tij prej 164 golave në 381 ndeshje e nënvizon këtë.

Por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë bëri shumë më shumë se sa vetëm të shënojë gola. Ai u shëndrrua në lider në “Stamford Bridge” dhe së bashku me John Terryn dhe Frank Lampardin patën sukses të jashtëzakonshëm, transmeton Periskopi.

Në nëntë sezone me “Të Kaltërit”, Drogba fitoi katër tituj të Premier Leagues, katër tituj FA Cup dhe tre Kupa të Ligës.

p1dg7lccjd1voq48u15aa1olgbsb9.jpg

Ai gjithashtu ishte më meritori në triumfin e skuadrës në Champions League – një trofe që ishte shëndrruar në obsesion për pronarin e klubit, Roman Abramovich.

Deri më 2012, Chelsea asnjëherë nuk kishte arritur të triumfojë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit në Evropë, por falë një goli të famshëm me kokë në Mynih nga Drogba, skuadra e arriti titullin e parë.

Duke e ditur atë që e dimë tani, është e vështirë të besojmë se sulmuesi njihej shumë pak para se të transferohej te Chelsea më 20 korrik të vitit 2004.

p1dg7ljagv1o55121581nj16ofb.jpg

Ai u transferua nga Marseille për 27 milionë euro – që konsiderohej si premium 15 vite më parë – madje edhe Abramovich i kishte dyshimet e veta.

Por Jose Mourinho jo.

Chelsea edhe sot e kësaj dite ka dështuar ta gjejë zëvendësuesin e tij, derisa vazhdimisht ka pasur probleme me sulmues.

Diego Costa ishte afër, por problemet e tij të vazhdueshme jashtë fushës ndikuan që të vinte deri te rikthimi i tij tek Atletico Madridi. /Periskopi.com/

p1dg7lm3131ss3aol1lhj7t55ckf.jpg

Shpërndaje në: