Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE-ja dhe ShBA

Në këto orë të mbrëmjes Serbisë vazhdon t’i bëhet presion nga BE-ja dhe ShBA

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në Kosovë, në këto orë të mbrëmjes presidenti serb Aleksander Vuçiq vazhdon të ketë presion nga BE-ja e ShBA-ja, shkruan Periskopi.

Siç raporton gazetari i kanal10 në Bruksel, Vuçiq është duke vazhduar takimin me Miroslav Lajçak dhe me Gabriel Escobar.

“Vuciq vazhdon të qëndroj në Bruksel për dallim nga kryeministri Kurti. Ka vazhdimësi të qëndrimit të zotit Vuçiq në Bruksel për të folur me ndërmjetësuesin Lajcak dhe me emisarin e ShBA për dialog, Escobar.

Në këtë moment presioni është i padiskutueshëm mbi Serbinë sepse që të dyja palët edhe BE edhe ShBA ia njohin të drejtën Kosovës për t’i zbatuar masën e reciprociteti. Tash të dyja palët duhet të punojnë me Serbinë që t’i pranojë ato që Kosova të sillet njëjtë sic bën Serbia. Dhe tentimi i parë që shihet më i lehtë për tu realizur  është që Serbia të heq dorë nga lëshimi i dokumentëve të posaqme për qytetarë e Republikës së Kosovëa qe hyjnë në territorin e Serbisë”, ka thënë gazetari Xhemajl Rexha.

 

Shpërndaje në: