Në Komisionin për Buxhet miratohet në parim projektbuxheti për vitin 2022, opozita kritikon pushtetin

Në Komisionin për Buxhet miratohet në parim projektbuxheti për vitin 2022, opozita kritikon pushtetin

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere me shumicë votash ka miratuar Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2022, i cili parashihet të jetë mbi 2. 7 miliardë euro.

Murati ka thënë se përveç rritjes së buxhetit për disa dikastere, është paraparë vazhdimi i programit të Ringjalljes Ekonomike përkundër faktit që deri diku ekonomia është rikoperuar.

Në anën tjetër opozita ka pasur kritika për projektbuxhetin e vitit 2022, për çka kanë thënë se nuk është zhvillimor.

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka pasur vërejtje për projektbuxhetin, të cilin e quajti jo zhvillimor dhe pa vizion.

Deputeti Lushtaku po ashtu ngriti edhe çështjen e rritjes së borxhit publik dhe manipulimi siç tha ai me shifra për rritje ekonomike.

Derisa për këtë ka reaguar ministri Murati duke ka thënë se me anë të këtij projektbuxheti ka një rënie të borxhit publik nga 32 për qind në 27 për qind.

Sa i përket rritjes ekonomike, Murati tha se rritja reale do të jetë 9.9 për qind derisa ajo nominale 12 për qind.

Deputeti Avdullah Hoti nga LDK-ja ngriti çështjen e shkurtimit të buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe ka pyetur ministrin Murati se a është buxhetuar Ligji për pagat, raporton KP.

Për këtë ai mori përgjigje nga ministri Murati, se nëse miratohet ky ligj do të mbulojnë me anë të mjeteve nga siç tha ai kontigjenca me 55 milionë euro.

Ish-ministri i Financave, Hoti ka kërkuar përgjegjësi edhe për projektet kapitale rrugore, atë për Podujevë, Gjilan dhe për Tetovë.

Deputeti Pal Lekaj nga AAK kritikoi ministrin Murati për mos përfshirjen e Ligjit të Pagave dhe shkurtimin e buxhetit disa dikastere siç tha ai me rëndësi.

Deputeti Lekaj po ashtu tha se me këtë buxhet nuk janë paraparë edhe zgjedhjet parlamentare të mundshme për vitin 2022.

Derisa plasën të qeshurat nga anëtarë e Komisionit për kërkesën e Lekajt për zgjedhjet.

Ai përmendi se në shumicën e ministrive ka shkurtime buxhetore, ndërsa për RTK-në 2.2 milionë euro më pak.

Ministri Murati për çështjen e buxhetit të RTK-së tha se rreth 100 punonjës në këtë medium publik marrin paga më shumë se paga e një ministri.

Shpërndaje në: