Në Parlamentin Evropian votohet Raporti për Kosovën: Vizat dhe dialogu dy tema qendrore

Në Parlamentin Evropian votohet Raporti për Kosovën: Vizat dhe dialogu dy tema qendrore

Deputeti evropian Lukas Mandl ka njoftuar se në  Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot do të votohet Raporti për Kosovën, e ku sipas tij vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore.

“Sot ne do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në dixhitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Shpërndaje në: