Vitia injoroi mediat në konferencën ku njoftoi që shkuan posht mbi 130 mijë vaksina: I ftoi veç dy

Vitia injoroi mediat në konferencën ku njoftoi që shkuan posht mbi 130 mijë vaksina: I ftoi veç dy

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka mbajtur konferencë për media për të folur lidhur me vaksinat AstraZeneca që 133 mijë sosh u ka dalë afati, transmeton Periskopi.

Ajo që u vu re gjatë kësaj konference është se prezentë për të ndjekur ngjarjen ishin vetëm dy agjencitë e lajmeve, Kosovapress dhe EkonomiaOnline.

Si duket qeveritarët nuk kanë ftuar asnjë media tjetër, për arsye që nuk dihen ende.

Megjithatë, që nga marrja e pushtetit, Qeveria Kurti ka pasë një qasje jo transparente ndaj mediave dhe një selektim, madje në një rast kryeministri Albin Kurti kishte tentuar t’u tregoj gazetarëve të pranishëm në një konference se çfarë pyetje të shtrojnë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: