Në Kosovë borë, VIP-at ia mbathin në vende ekzotike

Mbrëmë (e enjte) qytetarët e Prishtinës kanë shijuar borën e parë, e cila paralajmëron ardhjen e ditëve të ftohta për këtë vit.
Në Kosovë po bën vërtetë ftohtë, por disa prej këngëtarëve shqiptarë nuk po e ndjejnë fare të ftohtin, sepse kanë udhëtuar jashtë vendit
Ndonëse anagazhimet e mëdha gjatë verës nuk po i lejojnë të kryejnë pushimet ashtu siç duhet, ata po e shfrytëzojnë stinën e tretë të dimrit për t’i kompenzuar pushimet e humbura.
Etno Engjujt, Dren Abazi e Ledina Çelo janë vetëm disa prej figurave të njohura publike të cilat kanë marrë drejtimin për në viset e nxehta.
Genc Preluvkaj dhe Milot Hasangjekaj kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqen në pushimet e tyre në Miami Beach, gjersa para pak kohe ata ishin në New York për të mbajtur disa koncerte.
Genc Prelvukaj në Miami Beach. Foto nga: Instagram
Dren Abazi në Rio De Janiero. Foto nga: Instagram
Këngëtarja Ledina Çelo bashkë me familjen e saj ka marrë rrugën drejt Duabit, ku është duke kaluar pushimet.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi, ku shfaqet me fëmijët e saj duke shijuar notimin në det, gjersa nësy bie edhe trupi i saj seksi me bikini.
Ledina Çelo me familjen në pushime, Dubai. Foto nga: Instagram
Jo vetëm këta këngëtarë po shijojnë pushime. Shumë emra nga estrada nuk gjendet ditëve të fundit në Kosovë.
Kida dhe Mozzik kanë shkuar në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj në Hollandë, e ndërsa Capital T ka marrë rrugën drejt Suedisë.
Mesa duket pas të ardhurave mjaft të majme nga sezona verore e suksesshme, këngëtarët po gjejnë vendin e duhur për të shpenzuar dhe për t’i shijuar fitimet e tyre. /Telegrafi/