Në krejt qershorin dhe krejt korrikun 23 të vdekur, për dy ditët e fundit 56

Në krejt qershorin dhe krejt korrikun 23 të vdekur, për dy ditët e fundit 56

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit për 24 orëshin e fundit e që rezultojnë në 20 qytetarë tjerë të vdekur nga pandemia.

Kjo bën që në dy ditët e fundit, e hënë [30 gusht] dhe e diele [29 gusht], kanë gjetur vdekjen pas infektimit me Covid plot 56 qytetarë të vendit.

Kjo shifër është aq alarmante sidomos nëse krahasohet me dy muajt e verës së këtij viti, qershor dhe korrik.

Në muajin korrik kishin vdekur 8 persona, ndërsa në muajin qershor kishin vdekur 15 persona.

Kjo bën që për dy muajt, qershor e korrik, të ishin plot 33 vdekje më pak se në dy ditët e fundit.

Shpërndaje në: