‘’Në kuvend do të instalohen fontana uji’’, Musliu-Pacollit: Deklaratë qesharake dhe thjeshtë për vëmendje

‘’Në kuvend do të instalohen fontana uji’’, Musliu-Pacollit: Deklaratë qesharake dhe thjeshtë për vëmendje

Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë edhe me grushta, është deklarata e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, që bëri shumë figura të ndryshme politike të reagojnë e mandej në rrjetet sociale ‘plasi’ humori gjithandej, për këtë projekt ‘’gjigant’ të partisë në pushtet që pritet të zëvendësoin ujin të cilin që blihet në kuvend, me ujë  të qeshmes.

E për këtë projekt nuk mbeti pa reaguar as edhe deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, e cili i tha Periskopit se një deklaratë e tillë përveç që është qesharake, është edhe për vëmendje.

Znj.Musliu thotë se ‘’Këtë e bëjnë gjoja për ta ulur koston e shpenzimeve e të kerkosen pastaj se këta e ruajnë buxhetin e shtetit e s’kanë lapsa  e letër  në Kuvend.”

 

“Është një deklaratë qesharake dhe thjeshtë për vëmendje.  Shërbimet në Kuvend janë jashtë çdo niveli në të gjitha aspektet. Këtë e bëjnë gjoja për ta ulur koston e shpenzimeve e të kerkosen pastaj se këta e ruajnë buxhetin e shtetit e s’kanë lapsa  e letër  në Kuvend”, ka thënë znj.Musliu për Periskopin.

Shpërndaje në: