Në Lipjan e Vushtrri të infektuarit me koronavirus enden rrugëve

Në Lipjan e Vushtrri të infektuarit me koronavirus enden rrugëve

Kosovarët po vazhdojnë mos t’u binden masave të vetizolimit, ani pse ata po rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Kështu në 24 orët e fundit, Policia ka raportuar për dy raste ku personat e infektuar me këtë virus kanë dalë nga shtëpitë e tyre në qytet.

Njëri rast sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Lipjan, ku i dyshuari edhe pse kishte dalë pozitiv me koronavirus nuk është vetizoluar.

I njëjti nga shtëpia e tij ka dalë në qytet. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Njëjtë ka ndodhur edhe me një vushtrrias. Ky i fundit ka rrezikuar të tjerët, dhe duke qenë i infektuar ka dalë nga shtëpia e tij.

Edhe për të dyshuarin e dytë, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Vlen të ceket se situata me pandeminë në Kosovë është rënduar tej mase ditëve të fundit.

Në bazë të raporteve të rregullta të IKSHPK-së, vetëm në 11 ditët e para të muajit gusht kanë vdekur 118 kosovarë.

Shpërndaje në: