Në mes barrikadash e protestash nga serbët, një javë nga vendosja e reciprocitetit për targat
Sot është bërë një javë prej kur Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat me regjistrim të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Nga e hëna e javës së kaluar, çdo veturë që vjen nga Serbia në Kosovë, duhet të pajiset me targën e përkohshme “RKS”, të cilën duhet ta mbajë përgjatë kohës sa qëndron në Republikën e Kosovës
Pas vendimit që çdo automjet që hyn në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme, serbët vazhduan me kundërshtimet e tyre ku vendosën barrikada të shumta në rrugët që qojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Për tetë ditë radhazi të njëjtit vazhduan të qëndrojnë në këtë anë, duke e ndërruar njëri-tjetrin por duke mos e lënë kurrë të zbrazët këtë anë kufitare.
Pas vendimit që çdo automjet që hynë në Kosovë nga Serbia të ketë të vendosura targat e përkohshme, serbët vazhduan me kundërshtimet e tyre ku vendosën barrikada të shumta në rrugët që qojnë drejt pjesës kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.
Për tetë ditë radhazi të njëjtit vazhduan të qëndrojnë në këtë anë, duke e ndërruar njëri-tjetrin por duke mos e lënë kurrë të zbrazët këtë anë kufitare.