Në Old Trafford po zhvillohet një derbi i zjarrtë

Në Old Trafford po zhvillohet një derbi i zjarrtë

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes ndërmjet Manchester United dhe Manchester Cityt.

Një sfidë tejet interesante për t’u ndjekur, në pjesën e parë të së cilës u shënuan tre gola, dy nga mysafirët dhe një nga vendësit.

Gjatë pjesës së parë kishte edhe ndërhyrje të ashpra në fushë, ku veçohet ajo e David Silva ndaj Antonio Valencia’s, ku për pasojë spanjolli i Manchester Cityt u ndëshkua me karton të verdhë.

Vlen të ceket se po zhvillohet një sfidë tipike e llojit të Premier Ligës angleze, ku të dyja skuadrat janë duke i kushtuar rëndësi vetëm lojës sulmuese. /Periskopi.com

Shpërndaje në: