Në ora 10:17 të mëngjesit, Korea e Veriut qëlloi me raketë balistike nga nëndetësja

Në ora 10:17 të mëngjesit, Korea e Veriut qëlloi me raketë balistike nga nëndetësja

Korea e Veriut ka lansuar një raketë balistike – me gjasë nga një nëndetëse – në Detin e Japonisë, ka thënë ushtria e Koresë së Jugut.

Raketa balitistike ishte lansuar në ora 10:17 të mëngjesit, të kohës lokale, nga vendi ku Korea e Veriut i mban nëndetëset.

“Ushtria jonë po e monitoron nga afër situatën dhe po mban gatishmërinë në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara, për t’u përgatitur për lansime shtesë,”- u tha në deklaratë, raporton The Guardian, përkthen në gjuhën shqipe Periskopi.

Gazeta jugkoreanee me emrin Joongang Ilbo, citoi një burim anonim të ushtrisë duke thënë që qeveria supozonte që “ishte një test SLBM”.

Verikoreanët dihet prej vitesh që po zhvillojnë raketa balistike që lansohen nga nëndetëset. /Periskopi

Shpërndaje në: