Në Podgoricë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë u dëmtuan nga shiu dhe erërat

Në Podgoricë flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë u dëmtuan nga shiu dhe erërat

Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë janë dëmtuar në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë, por kjo ka ardhur si pasojë e shiut dhe erërave të forta, e jo se dikush i ka dëmtuar qëllimisht. 

Është raportuar se flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë janë dëmtuar qëllimisht para objekteve të ambasadave të të dy vendeve në Podgoricë.

Por kjo është demantuar nga Ambasada e Kosovës në Malin e Zi, zyrtarë të kësaj ambasade kanë thënë se flamujt janë dëmtuar nga shiu dhe erërat e forta, dhe se askush nuk ka i ka dëmtuar qëllimisht.

10 flamuj nga 14 janë dëmtuar nga shiu dhe erërat e forta, ka thënë një zyrtar i ambasadës së Kosovës në Podgoricë.

Ndërsa, nesër pritet te zëvendësohen të gjithë flamujt e dëmtuar.

Shpërndaje në: