Në QKUK rrezik nga infeksionet, mjekët filmohen pa veshje sterile në Kardiologji Invazive

Në QKUK rrezik nga infeksionet, mjekët filmohen pa veshje sterile në Kardiologji Invazive

Pamje të tilla, ku mjekët, pa mjete të sterilizuara kryejnë ndërhyrje te pacientët janë filmuar në QKUK.

Vetëm në një njërën nga xhirimet, mjeku shihet pa veshje sterile derisa kryen koronarografi në Kardiologjinë Invazive, raporton KTV.

Por, drejtori i Kardiologjisë Invazive dhe Kardiokirurgjisë, Tefik Bekteshi, përmes një përgjigjeje me shkrim, ka sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky intervenim derisa ka mohuar se pacienti i shtrirë rrezikohet nga ndonjë infeksion i mundshëm.

“Ne e përdorim setin angiografik ku janë dy mantelë sterilë (një për mjekun, i dyti për infermierin). Në incizimin që e keni realizuar, shihet mjeku me mbrojtëse (nga rrezet jonizuese), por pa mantel steril. Pas verifikimit të datës dhe kohës, mund të konfirmojë se mjeku i cili ka qenë në procedurë ishte i veshur steril. Kolegu që është filmuar ka ndërhyrë (në kërkesën e mjekut operator), për të kanuluar (incizuar) arterien, pasi kishte dyshim të stenozës ostiale e cila nuk ishte plotësisht e verifikuar nga operatori primar. Sterilitetin e fushës e sigurojnë dorëzat sterile, prandaj kurrsesi nuk rrezikohet pacienti”, thuhet në përgjigjen e drejtorit të Kardiologjisë Invazive.

Por, klinikat e QKUK-së vazhdojnë të jenë vendi ku pacientët rrezikohen nga marrja e infeksioneve derisa janë duke u mjekuar.

Sadiku thotë se ka pasur raste kur edhe personeli ka qenë bartës i këtyre infeksioneve.

E, si shkak i këtyre infeksioneve brenda-spitalore, Inspektorati Sanitar kishte ndërmarrë masat për mbylljen e disa hapësirave të përkohshme brenda QKUK-së.

Megjithatë, zyrtarë të QKUK-së thonë se po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që të ulet shkalla e këtyre infeksioneve.

Frekuentimi i madh i familjarëve dhe të afërmve të pacientëve konsiderohet gjithashtu si njëri ndër shkaktarët që ndikon në rritjen e numrit të infeksioneve brenda-spitalore.

Shpërndaje në: