Në rast se e kalon Shkupin, Ballkani do të fitojë miliona euro

Në rast se e kalon Shkupin, Ballkani do të fitojë miliona euro

Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.

Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm, shkruan Gazeta Express.

Tani në play-off, Ballkani do të përballet me Shkupin, për një vend në fazën e grupeve.

Në rast se Ballkani arrin fazën e grupeve të Conference Leagues, do t’i fitojë 2.94 milionë euro.

Ndërsa, në rast se eliminohet, Ballkani i ka të siguruara 750 mijë euro, pasi ka arritur deri në fazën e play-offit.

Shto këtu edhe 280 mijë nga garimi në Champions League, Ballkani deri tani ka siguruar 1.03 milion euro.

Shpërndaje në: