Në Shqipëri lejohet mishi me hormone për trashjen e kuajve, qenve e maceve

Në Shqipëri lejohet mishi me hormone për trashjen e kuajve, qenve e maceve

 

Gazeta Telegraf ka publikuar hulumtimin lidhur me importin e mishit në Shqipëri, ku thuhet se në Shqipëri mbi 80 për qind e mishit shitet me hormonin “Boldemec”, që përdoret për trashjen e kuajve, qenve e maceve.

Sipas hulumtimit, çdo ditë në doganat tokësore e detare shqiptare futen tonelata mish për konsum popullor dhe prodhime produktesh e nënproduktesh të mishit.

E akoma më skandal bëhet kur ky mish certifikohet nga organet kompetente shqiptare, të cilat ia vënë etiketën si produkt i sigurt dhe cilësor.

“Ky produkt futet në treg me letra sigurie e cilësi fallco”, shkruan gazeta.

Ndërsa, mjekët thonë se ky mish është i rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Shpërndaje në: