Në ShSKUK po trajtohen 11 pacientë me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 33 pacientë nga Covid-19.

Sipas njoftimit, 11 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 22 të tjerë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 8  pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Njoftimi i plotë:

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës po trajtohen  33 pacientë, 22 post-Covid dhe 11 të tjerë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 8  pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 4  pacientë

Spitali i Ferizajt, 2  pacientë