Në shtëpinë e shitur nga një serb në Klinë gjenden shumë armë
Polica e Kosovës njofton se në oborrin e një shtëpie serbi të blerë nga një shqiptar në Klinë janë gjetur shumë armë: granata, pushkë e fishekë.
Në raportin e vet ditor Policia e Kosovës, ka njoftuar se, transmeton Koha.net, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka blerë një shtëpi nga një mashkull K/Serb dhe me kërkesën e ankuesit nga ana e FSK-së është bërë kontrollimi i oborrit të shtëpisë pasi që kishte dyshime se mund të kishte lëndë shpërthyese.



