Në Spitalin e Pejës po trajtohen 132 pacientë me COVID-19, 28 prej tyre në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 132 pacientë me COVID-19, 28 prej tyre në gjendje të rëndë

Gjendja me pandeminë në vend vazhdon të jetë ende e rënduar, edhe pse ditëve të fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve.

Por, ende vazhdon të mbetet numër i lartë i pacientëve që po trajtohen në spitale.

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë të shtrirë 132 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës, 113 pacientë janë në oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP dhe 28 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 16 pacientë.

Shpërndaje në: