Në Spitalin e Vushtrrisë pesë pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Periskopi.com Lajme

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri po trajtohen 50 pacientë për COVID-19, prej tyre 45 të konfirmuar pozitivë e pesë në pritje të rezultateve.

Nga pacientët pesë janë në gjendje më të rëndë, një i intubuar dhe katër me maskë CPAP. Në oksigjenoterapi janë 30 pacientë.

Nga stafi mjekësorë janë të konfirmuar me koronavirus nëntë persona, tetë prej tyre infermierë.

Shpërndaje në: