Në takimin me prindërit e të dashurës sime, e kuptova se një herë kisha bërë seks me babain e saj

Në takimin me prindërit e të dashurës sime, e kuptova se një herë kisha bërë seks me babain e saj

Ajo është gjithçka për mua dhe unë desha t’i propozojë martesë – por tani, babai i saj po më kërkon t’i japë fund lidhjes me të.

Para pesë viteve, unë isha biseksual dhe flija me shume njerëz. Kushdo që më dilte përpara, përfshirë edhe burra. Kjo ndryshoi kur rashë në dashuri me të dashurën e re, e cila është gjithçka për mua. Së fundmi, u takova me prindërit e saj dhe gjatë drekës derisa flisnim, e kuptova se kisha fjetur me babain e saj. Desha t’i propozoj, por kur e dashura dhe nëna e saj u larguan nga tavolina, babai i saj me të cilin kam bërë seks me tha t’i jap fund lidhjes me të bijën e tij. Ashiqare jam në dashuri – duhet ta injorojë babain e saj, apo t’i tregoj të dashurës?

Përgjigja e Pamela Stephensen Connolly – psikoterapeute : Nuk jam e sigurt se ju do të keni një të ardhshme të rehatshme me partneren e re. Tregimi i të vërtetës nënkupton shkaktimin e një fatkeqësie: ndarje me të dashurën, plus rreziku i dëmtimit të raporteve mes vajzës dhe babait, dhe mes babait e gruas së tij. Fshehja e të vërtetës do të çonte në mbajtjen e një sekreti toksik, i cili do të ishte po aq shkatërrues në momentin e të bërit publik. Por, nëse e tërë familja ka qenë aq e hapur me ty, ka gjasa që ju të bëheni pjesë e saj. Por, babai i saj, ish-i dashuri yt, ta ka bërë të qartë që ju nuk jeni i mirëseardhur në familje. Largohu më mirë, dhe shmange dhimbjen masive nga e cila do të pësonte partnerja juaj, familja e saj dhe ti.

Artikulli është publikuar në “The Guardian” 

 

 

Shpërndaje në: