Në tentativën e 37-të për konstituim të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 37-në herë për konstituim.
Ndonëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri që pritet t’i jap zgjidhje ngërçit politik, partitë politike janë në pritje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votim për të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Partitë politike aktualisht nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq për partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK-në ky emër është i papranueshëm për kreun e Kuvendit.
PDK dhe AAK kanë deklaruar se do të votojnë pro kandidatëve tjerë për kryetar të Kuvendit, por jo për Albulena Haxhiun, ndërkaq nga LDK kanë thënë se nuk do ta votojnë asnjë emër.
Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë mbajtur më 8 shkurt./Periskopi/