Në The New York Times del një kritikë për filmin ‘Zgjoi’: “Fahrija s’është për t’u dashur, ajo zor se pëlqehet

Në The New York Times del një kritikë për filmin ‘Zgjoi’: “Fahrija s’është për t’u dashur, ajo zor se pëlqehet

Filmi “Hive” [shq. Zgjoi] ka arritur suksese të shumta ndërkombëtare dhe tashmë ka fituar edhe një recension në gazetën presitigjioze amerikane The New York Times. Por, çka thuhet aty?

Në vend të lavdërimeve të shumta, kemi një përshkrim të komentuar mirë nga kritikja Manohla Dargis.

Ajo që merr lëvdatë të qartë e të padykuptimshme është aktorja Yllka Gashi që luan rolin e Fahrije Hotit.

“Fahrija nuk është për t’u dashur; nganjëherë ajo zor se pëlqehet, që do të thotë se ajo është më shumë qenie njerëzore se sa emblemë e vuajtjeve virtuoze. Ka sharmin e saj, megjithëse këto priren të dalin në intimitetet që ndan me familjen apo shoqet si Naza.” – shkruan kritikja, përcjell Periskopi.

Më tej në kritikë shkruhet se regjisorja [Blerta Basholli] nuk merret me Luftën e Kosovës me detaje dokumentare dhe as që rrëmon në sfondin gjeopolitik.

“Ajo s’ka interes për politikat partiake, e as që valon ndonjë flamur të qartë.” – vijohet më tej.

Kritika e Dargis titullohet “Pas gjëmës së luftës, një e mbijetuar gjen veten”

Kritikën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Shpërndaje në: