Në Turqi arkeologët bëjnë gjetje revolucionare: Zbulohet “Mbretëria e humbur”

Në Turqi arkeologët bëjnë gjetje revolucionare: Zbulohet “Mbretëria e humbur”

Një “mbretëri e humbur” misterioze që datonte prej vitit 900 deri në vitin 600 para Lindjes së Krishtit është zbuluar pas një gjetjeje rastësore nga arkeologët në Turqi.

Hieroglifet e gdhendura në gur sugjerojnë që sundimtarët e civilizimit mund të kenë pushtuar mbretërinë e sunduar nga Mbreti Midas, sundimtari legjendar antik që thuhet se ka pasur një prekje të artë.

Një ekip ndërkombëtar hulumtuesish po punonte në një digë të rëndësishme arkeologjike në Ankara, kur u ndalën nga një bujk vendës që e kishte parë një gur të pazakontë derisa po punonte në arën e tij në afërsi, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Burri e përshkroi gurin e madh si të mbushur me gdhendje të çuditshme, dhe kjo gjë menjëherë i habiti hulumtuesit.

“Kolegu im Michele Massa dhe unë vrapuam menjëherë drejt vendit, dhe po e shihnim mirë gurin në fjalë,” tha James Osborne.

“Menjëherë e pamë se ishte antik, dhe e njohëm edhe gdhendjen që ishte bërë aty: ishte në gjuhën Luwiane, gjuhë e përdorur gjatë kohës së Bronzit dhe Hekurit në këtë zonë.”

Luwianja ishte një ndër degët më të vjetra të gjuhëve indo-evropiane dhe ishte shkruar në shenja vendore hieroglife.

Por, më pas u kuptua diçka edhe më e rëndësishme që tregonte se mesazhi vinte nga një mbret.

Guri më vonë ishte dërguar në një muze lokal turk ku ishte pastruar, fotografuar dhe lexuar për përkthim.

Më vonë u mor vesh se mbreti ishte quajtur Hartapu, mbreti i një mbretërie për të cilën hulumtuesit s’ia kishin pasur idenë se ekzistonte./Periskopi

Shpërndaje në: