Në Twitter ylber, por jo edhe në Facebook – Pse Albin Kurti nuk i ndan postimet për LGBTIQ edhe në rrjetet tjera sociale

Në Twitter ylber, por jo edhe në Facebook – Pse Albin Kurti nuk i ndan postimet për LGBTIQ edhe në rrjetet tjera sociale

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar nga flamuri shumëngjyrësh, duke shënuar kështu Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Ky veprim vjen si solidarizim me personat e komunitetit LGBTIQ+.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Twitter postoi një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, derisa tha se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

Megjithatë, postimin e njëjtë për komunitetin LGBTIQ+ nuk e ndan me popullin edhe në ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’./Periskopi/

Në Twitter ylber, në Facebook kuq-e-zi: Albin Kurti postimin për LGBTIQ nuk e ndan me popullin

 

Shpërndaje në: