Në Ukrainë dyshohet se po kryen krime lufte, por Rusia hap qendra të reja akomodimi për ukrainasit

Në Ukrainë dyshohet se po kryen krime lufte, por Rusia hap qendra të reja akomodimi për ukrainasit

Rusia ka hapur nëntë qendra të reja për akomodim të përhershëm për njerëzit e ardhur nga Ukraina dhe nga republikat e vetëshpallura, ka raportuar agjensia ruse e lajmeve, RIA, përcjell Periskopi.

“Tani për tani, janë 523 qendra funksionale për akomodim të përkohshëm në 53 regjione të Rusisë dhe në to janë vendosur 34 mijë njerëz, përfshirë 11.790 fëmijë”, thuhet në raportin e shërbimeve emergjente.

Për momentin, 66 qendra janë duke operuar në regjionin Rostov, që është “hyrja kryesore” për në Rusi për njerëzit nga Ukraina.

Në anën tjetër, zyrtarët ukrainas pretendojnë se Rusia është duke e deportuar me forcë popullsinë e Mariupolit dhe të zonave të tjera rreth Donbasit dhe këtë e cilëson si krim lufte.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka thënë se më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë deportuar në Rusi që nga fillimi i luftës.

“Ata po dërgohen me forcë atje. Dokumentet e tyre dhe mjetet e komunikimit po konfiskohen. Ata po dërgohen në regjione të largëta në tokën e huaj në mënyrë që të asimilohen atje”, ishte shprehur Zelensky me 6 maj. /Periskopi/

Shpërndaje në: