Në vendin e ngjarjes së krimit për të cilin u dënua Ivanoviq (Foto)

Në vendin e ngjarjes së krimit për të cilin u dënua Ivanoviq (Foto)
Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës mëngjesin e kësaj të premte ka bërë shiqimin nga afër të vendit ku kishte ndodhur masakra e prillit të vitit 1999 në Mitrovicë.

Për këtë rast ishte dënuar Oliver Ivanoviq, por Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore duke e kthyer në rigjykim këtë rast.

Gjatë ditës së sotme Ivanoviq nuk ka qenë prezent në shiqimin e vendit në pjesën jugore të Mitrovicës, konkretisht në rrugën që vendasit e njohin si “rruga e Kovaqëve”, njofton Klan Kosova.

Ai është përfaqësuar nga avokati mbrojtës i tij.

Ndërkohë që dëshmitarët e masakrës kanë qenë të pranishëm në vend ngjarje, ndërsa dëshmitari kryesor Isa Mustafa në një prononcim për media ka përsëritur se në ditën kritike e kishte parë Ivanoviqin në vend të ngjarjes.

Ai shtoi poashtu se vëtë Ivanoviq kishte dhënë  urdhra për ekzekutim të shqiptarëve.

Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës mëngjesin e kësaj të premte ka bërë shiqimin nga afër të vendit ku kishte ndodhur masakra e prillit të vitit 1999 në Mitrovicë. Për këtë rast ishte dënuar Oliver Ivanoviq, por Gjykata e Apelit e kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës Themelore duke e kthyer në rigjykim këtë rast. Gjatë ditës së sotme Ivanoviq nuk ka qenë prezent në shiqimin e vendit në pjesën jugore të Mitrovicës, konkretisht në rrugën që vendasit e njohin si “rruga e Kovaqëve”, njofton Klan Kosova. Ai është përfaqësuar nga avokati mbrojtës i tij. Ndërkohë që dëshmitarët e masakrës kanë qenë të pranishëm në vend ngjarje, ndërsa dëshmitari kryesor Isa Mustafa në një prononcim për media ka përsëritur se në ditën kritike e kishte parë Ivanoviqin në vend të ngjarjes. Ai shtoi poashtu se vëtë Ivanoviq kishte dhënë  urdhra për ekzekutim të shqiptarëve.

Shpërndaje në: