Nedim Bajrami ngushëllohet vetëm nga supergoli që shënoi: Roma mposht Empolin

Periskopi.com Sporti

Empoli ka dalë i shkatërruar 2-4 nga sfida me Romën, që rrëmben kështu fitoren e dytë radhazi në kampionat, por ka marrë sinjale pozitive në pjesën e dytë kur Pinamonti e Bajrami ngushtuan diferencën e fiksuar nga skuadra e Mourinhos në pjesën e parë.

Empolit shkon në 6 ndeshje pa fitore, ndaj edhe mesfushorin e kombëtares nuk e ngushëllon shumë goli i shënuar në minutën e 72.

Pasi coi dëm një pjesë loje, ku verdhekuqtë e Romës bënë cfarë deshën me kundërshtarin, Empoli u fut në lojë, duke shënuar dy herë, por pa mundur ti frikësojnë vërtetë kryeqytetasit.