Negociatat: Lajçak nesër në Kosovë, pritet të rrijë gjatë

Negociatat: Lajçak nesër në Kosovë, pritet të rrijë gjatë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nesër.

Gjatë vizitës së tij goxha të gjatë nga 15 deri më 17 shtator, Lajçak do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj.

Lajçak planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së Dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.

Shpërndaje në: