Nëna e Adrien Rabiot kërkoi që mesfushori të kishte të njëjtën pagë si Bruno Fernandes

Periskopi.com Sporti

Manchester United është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot për shkak të kërkesave për pagë të vendosura nga nëna dhe agjenti i lojtarit.

Sipas ‘SunSport’, United u largua nga gara për nënshkrimin e Rabiot pasi nëna dhe agjenti i tij, Veronique i kërkoi djalit të saj të merrte një pagë të ngjashme si Bruno Fernandes, që është rreth 240 mijë euro në javë.

Duke qenë se United nuk ishte i gatshëm të plotësonte kërkesat e vendosura nga zonja Rabiot, ata nuk shprehin më inteesim për mesfushori francez dhe thuhet se po synojnë lojtarë të tjerë pasi kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre në mesfushë përpara fundit të merkatos.

United dy ndeshje deri me tani në Premierligë ka dy humbje dhe skuadra po kërkon që sa më shpejtë të këndellet.