Nëna i bërtiste në telefon: Ndodhia tmerruese e 17 vjeçarit që ra nga ajroplani duke ikë nga talebanët

Nëna i bërtiste në telefon: Ndodhia tmerruese e 17 vjeçarit që ra nga ajroplani duke ikë nga talebanët

Kur Zaki Anwari u ngjit në gardhin e ajroportit të Kabullit, ishte krejt i vendosur për të ikur nga vendi i tij. Futbollisti 17 vjeçar me ekipin kombëtar të të rinjve kishte marrë pushim nga provimet në matematikë për ta shoqëruar të vëllain që përpiqej të kapte një fluturim. Ai u kishte thënë familjarëve se s’kishte interes të ikte jashtë, nëse s’mund të kthehej sërish në Afganistan.

Por, kapja e pushtetit nga Talebanët kishte ndryshuar gjërat. Zaki nuk kishte as pasaportë por, derisa nata binte në Kabull dhe talebanët morën kontrollin e qytetit, ai mendoi të ikte njësoj si vëllai.

Zakiri, i vëllai, provoi ta bindte që të mos ikte por Zaki ishte i shqetësuar nga talebanët.

Zaki ishte mes dhjetëra burrash tjerë që u përplasën jashtë në aeroplanin C-17 Globemaster të Amerikës. Asnjëri prej tyre nuk ia doli të shkonte në destinacion, bazën ajrore Al Udeid në Katar.

Ajroplani kishte ateruar më herët për të dorëzuar pajisje për forcat amerikane. Një natë më herët, një tjetër avion kishte evakuuar 823 njerëz që po iknin nga talebanët, dhe Zaki iu bashkua të arriturve të rinj duke shpresuar që po ashtu të ikte.

Më 16 gusht 2021, e hënë, Zaki thirri në telefon vëllain e vetëm të mbetur në shtëpi, Ahmadin, t’i thoshte se kishte kërcyer mbi murin e perimetrit të ajroportit. “Jam më afër ajroplanit tash, po na i regjistrojnë emrat pasi të na vendosin në ajroplanë, dhe më pas do ta humb sinjalin telefonik. Do ta hedh telefonin,” i kishte thënë ai, përcjell Periskopi.

Ahmadi i kishte bërtitur të kthehej në shtëpi, por Zaki ia mbylli telefonin. Njëzet minuta më pas, Zaki e thirri të ëmën që të fliste me motrën, duke i thënë që të lutej për të dhe se kishte shans të largohej. Nëna e tij po e qortonte e po i thoshte të kthehej në shtëpi.

Kur pa turmën që po vraponte kah ajroplani, ekuipazhi vendosi që duhej të niseshin. Mes atij kaosi të paparë, një numër i vogël njerëzish u ngjitën në krahët e ajroplanit.

Hundreds of people run alongside a U.S. Air Force C-17 transport plane as it moves down a runway of the international airport, in Kabul, Afghanistan, Monday, Aug.16. 2021. Thousands of Afghans have rushed onto the tarmac at the airport, some so desperate to escape the Taliban capture of their country that they held onto the American military jet as it took off and plunged to death. (Verified UGC via AP)

Videoja e ndarë nga Asvaka, agjenci e lajmeve nga Afganistani, tregon burrat që me nervozë buzëqeshnin dhe jua bënën me dorë të tjerëve.

Kalimtarët e shokuar shihnin në qiell, disa po filmonin me telefonët e tyre, derisa dy trupa njerëzish po binin nga ajroplani që tashmë ishte në hava.

Afganët krahasuan ata trupa njerëz që binin nga ajroplani me ata trupa që kishin rënë nga Kullat Binjake më 11 shtator 2001.

Personi tjetër që ra nga ajroplani e që dukej në ato video famëkeqe ishte dentisti Fada Mohammad, 24 vjeçar.

Çka ndodhi më pas ishte subjekt i një hetimi nga forcat ajrore amerikane. Zëdhënësja e saj, Ann Stefanek, tha që ajroplani ishte rrethuar nga civilë që kishin hyrë me forcë në ajroport para se të shkarkohej ngarkesa e saj.

Por, pse u nis ajroplani kur njerëzit ishin në krahët e tij? Stefanek përmendi situatën e sigurisë që ishte përkeqësuar.

Sipas llogarive dhe videove zyrtare duket se ose piloti e kishte të pamundur t’i shihte ata burra që ishin ngjitur në krahët e ajroplanit, ose e kishte të pamundur ta ndalte.

Autoritetet në Kabull fajësojnë amerikanët. “Ata njerëz menduan se piloti do të ndalej dhe do t’i fuste brenda ajroplanit,”

Njëri prej burrave ra brenda perimetrit të ajroportit, derisa dy të tjerë ranë në çatitë e shtëpive në afërsi të ajroportit. /Periskopi

Shpërndaje në: