Nëna kamikaze pak sekonda para se të hidhte veten dhe foshnjën në erë (Foto)

Nëna kamikaze pak sekonda para se të hidhte veten dhe foshnjën në erë (Foto)

Një fotografi ku shihet një grua që mban në krahë fëmijën e saj dhe ikë me shpejtësi nga një zonë luftimi në Mosul të Irakut, është publikuar në internet.

Por, nëse shihni më mirë mund të dalloni që gruaja me dorën e djathtë po mbante një detonator të një bombe që e kishte me vete në çantë ose në trup.

Fotografia më poshtë është shkrepur pak sekonda para sulmit vetëvrasës të kësaj gruaje, që la të vdekur atë, foshnjën e saj dhe dy ushtarë, transmeton gazetametro.net

Gruaja po ecte nga një pjesë që sapo ishte çliruar nga pushtimi i ISIS’it.

Një kameraman i një televizioni lokal tha se ajo kishte tentuar disa herë ta ndizte bombën, por nuk kishte arritur, derisa mbërriti në atë vend.

Forcat irakiane janë afër që të deklarojnë të çliruar qytetin e Mosulit, një prej vendeve më të rëndësishme për ISIS’in.

Shpërndaje në: