Nëna rrëfen ngjarjen e vajzës 17-vjeçare, të cilën babai e la shtatzënë (Video)

Nëna rrëfen ngjarjen e  vajzës 17-vjeçare, të cilën babai e la shtatzënë (Video)

Ditën kur mësoi që ishte shtatzënë, ajo u detyrua të abortojë fetusin me deformime.

17­-vjeçarja nga Vlora ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga i ati pak muaj më parë dhe fryt i këtij përdhunimi dyshohet se ishte edhe foshnja që mbante në bark.

Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici. Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN­së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17­-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.

Në një rrëfim për News 24, nëna e Xh. C, Brunilda tregon se si e kanë mësuar shtatzaninë e vajzës, peripecitë që çuan në abortim dhe akuzat për të atin.

“Nuk di çfarë të them, jam shumë e shokuar, nuk e mendoja që do më dilte brenda në shtëpi. Kur doktori më tha për abort, u shokua shumë, unë po i bërtisja, motra po ashtu. Kur e shtruam në spital, i mora një 10 mijë lekëshe për disa analiza. Të enjten erdhi dhe burri kur e shtruam në spital, ishte i dehur, donte të shikonte çupën, po mua smë shkoi në mendje që do dilte ai. Na thanë që ky është dhunim brenda familjes, nuk e besoj. Vajza thotë është njëherë një plak, një herë një djalë me emrin Gerti, një herë babi, por është shumë e shokuar”, rrëfen ajo

Ndërsa apelon që ta ndihmojë shteti për tu larguar nga banesa ku jeton, Brunilda thotë se nuk do ta falë personin që ka abuzuar me të bijën.

“Dua mbrojtje, dua të iki sa më parë që këtej. Ai personi që e ka bërë edhe sikur të jetë burri im do t’i them se nuk e lë të gjallë”.

Duke folur për raportin me të shoqin, ajo shton: “Mua edhe më ka dhunuar e kam kundërshtuar, po kam ndenjur për fëmijët. Ai çdo gjë e bënte me raki. Tek fëmijët nuk ka vënë dorë”.

Shpërndaje në: