Nëna turpëron komunitetin, askush nuk ia lëshon vendin në tren për t’i dhënë gji fëmijës
Një nënë ka turpëruar komunitetin të cilët “e detyruan” të qëndroj në këmbë në trenin e mbushur, përderisa ajo ishte duke e ushqyer me gji fëmijën e saj 15 muajshe.
Bryony Esther, 32 vjeçe ndau një fotografi të saj duke u përpjekur për t’i dhënë gji fëmijës së saj në këmbë, përderisa ishte e rrethuar me plot të rijnë përreth të cilët nuk ia lëshuan askush vendin, transmeton Indeksonline.

Kjo situatë e kishte zemëruar shumë Esther, e cila është nga Essex, kështu që ajo vendos që ta shpërndaj një fotografi në Facebook.
Reagimi ishte i befasishëm, pasi ky postim u shpërnda mbi 20 mijë herë brenda 24 orëve.





