Nënë Tereza bashkon Kuvendin, 5 shtatori vendoset si ‘Dita e Bamirësisë’
Me 61 vota për , asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”
E ky propozim u mbështet si rrallë herë nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare si PDK, LDK e VV.
Adem Grabovci tha se PDK e mbështetë këtë nismë të vonuar. “Populli thotë më mirë vonë se kurrë“, tha ai.
Ndërsa kërkoi nga Kuvendi, që të reagojë ndaj qarqeve radikale, të cilët siç tha ajo, janë përpjekur ta thyejnë figurën e Nënës Terezë.
“Kuvendi i Kosovës nuk ka reaguar ndaj qarqeve radikale, që janë përpjekur të thyejnë figurën e Nënë Terezes. Ky Kuvend duhet të reagojë fuqishëm ndaj çfarëdo lloj gjuhe e veprimi. Nënë Terezën e nderon mbarë bota, si mos ta nderojmë ne. Kuvendi duhet të reagojë në rast të incidenteve të tilla”, tha ajo.



