Nënkryetari i Këshillit Grevist thotë se është bërë një gabim në kërkesat e sindikatave

Nënkryetari i Këshillit Grevist thotë se është bërë një gabim në kërkesat e sindikatave

Ali Gashi, nënkryetar i Këshillit Grevist, deklaratat e kryeministrit Kurti se sindikalistët janë pjesë e PAN-it, i ka quajtur të papranueshme. Sipas tij, tendenca për ti dhënë sindikatës epitete politike nuk është e duhur sepse “misioni i sindikatës është që t’i shërbejë punëtorëve”

Nënkryetari i Këshillit Grevist, Ali Gashi, sa i përket grevave të përgjithshme për të cilat ende nuk është arritur ndonjë kompromis në mes të qeverisë dhe SBAShK-ut, ka thënë se qeveria ka përgjegjësi të kujdeset për mirëqenien ekonomike të qytetarëve, pasi situata e krizës ekonomike i ka rënduar jetën të gjithëve.

“Nuk besoj se ka sindikatë që me theks e promovon grevën, por kur injorohen kërkesat e sindikatës duhet të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat”, ka deklaruar Gashi.

Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se po injorohen kërkesat e sindikalistëve duke thënë se Qeveria ka përgjegjësi të menaxhojë situatat kur ka kërkesa nga qytetarët e Kosovës.

Huruglica ka thënë se se sindikalistët po e bëjnë një gabim, kur po flasin për një shumë nominale.

“Në vendet ku ka inflacion, ata është dashur të kërkojnë indeksim të pagës në bazë të inflacionit, sepse në rrethana të tilla kur ka inflacion praktikohet indeksimi”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, kërkesat e sindikalistëve për paga, ai i ka cilësuar si të gabueshme.

“Unë i shoh kërkesat e sindikatave, është krijuar një pritje e gabueshme nga SBAShK-u, sepse të kërkosh dyfish të pagës, është sikurse në familje të kërkosh 300 euro për shpenzim kur e ke pagën 200 euro”, ka vijuar Huruglica.

Ai ka thënë se qeveria e ka trashëguar një strukturë të tillë të buxhetit dhe në këtë kohë inflacioni edhe të tjerët pastaj mund të organizojnë greva dhe të rrisin kërkesat sikurse sindikalistët.

Ndërsa për ligjin e pagave ka thënë se do të ketë vështirësi të mëdha të financohet, teksa ka shtuar se ky projektligj ka disa elemente të paqarta.

“Projektligji për pagat, elemente të paqarta, neni 9 i cili thotë se koeficienti i pagës do të përcaktohet çdo vit prej buxhetit që është në atë vit”.

Po ashtu ka thënë se brenda atij ligji ka shërbyes të cilët nuk do e kenë rritjen e pagës sikurse të tjerët.

Ndër të tjera ai ka theksuar se qeveria po gjendet në një situatë të paparashikuar për shkak të periudhës me pandemi dhe tashmë me luftën Rusi-Ukrainë.

Shpërndaje në: