Nënkryetarin e disa drejtori – Dalin emrat e përfaqësuesve të PDK’së në komunë të Gjilanit

Nënkryetarin e disa drejtori – Dalin emrat e përfaqësuesve të PDK’së në komunë të Gjilanit

PDK dega në Gjilan, së shpejti pritet të emëroj emrat e drejtorëve për drejtorit komunale në Gjilan.

‘Radio Star’ ka mësuar se Leonora Bunjaku- Morinës i’u është besuar detyra për nënkryetare të komunës, Bajram Isufi drejtor për Bujqësi, Riad Rashiti drejtor i Financave, Enver Shabani drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Azize Ramadani Drejtoresh e Shëndetësisë.

Pas kësaj ka reaguar Izmi Zeka, duke thënë se kjo lojë e ndyrë e disa individëve aty në një lloj komisioni përfundimisht degën e PDK-së e bjenë në pikën zero dhe i jep fund rivitalizimit të saj.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilani dhe struktura të PDK-së!
Tani veç një komision i emëruar nga kryesia e degës për të grumbulluar dhe seleksionuar e pasandej ti sjell në kryesi të degës si duket paska përcaktuar disa emra për drejtor.
Kjo që së paku shihet i kalon të gjitha të drejtat e autorizuara por edhe fillimi i shkatërrimit totalisht të degës së PDK-së në Gjilan.
Duke respektuare emrat në fjalë për punën dhe angazhimin që kanë bërë, por këtë të drejt të pa autorizuar nga PDK e Gjilanit e sjellin në një argatë të mirë të qeverisjes Gjilanase.
Prandaj mënyra se si janë zgjedh respektivisht vetë zgjedh nuk paraqesin qëndrimet e degës por edhe të strukturave të saj.
Kjo lojë e ndyrë e disa individëve aty në një lloj komisioni përfundimisht degën e PDK-së e bjenë në pikën zero dhe i jep fund rivitalizimit të saj;
Kjo përbërje edhe pse ka bërë punë për partinë mënyra se si janë zgjedh nuk paraqesin as opinionin e lërë më qëndrimet e degës në Gjilan.
Përgjegjësia për këtë skandal i takon edhe nivelit qendror përpos një komisioni i cili bie ndesh me të gjitha parimet e demokracisë dhe zhvillimit të një partie..
Kjo mënyrë e përzgjedhjes nuk mund të përfaqësoj PDK-në.
Mirupafshim në ditët në vijim.

Shpërndaje në: