Nënkryetarja e Prishtinës i reagon MAPL-së për Sunny Hill-in: Mos mashtroni, nuk deshtët

Nënkryetarja e Prishtinës i reagon MAPL-së për Sunny Hill-in: Mos mashtroni, nuk deshtët

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, i ka reaguar MAPL-së lidhur me largimin e Festivalit të Sunny Hill-it nga Prishtina.

Prishtina humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme. Sahatçiu thotë se MAPL po mashtron.

“Pse heshti MAPL në propozimin e Sunny Hill për mos me marrë asnjë copë tokë vetëm ta ketë një hapësirë me infrastrukturë për festival si duhet që merr leje dhe e shfrytëzon 30 ditë? Mos mashtroni. Nuk deshtët”, tha ajo në Twitter.

Shpërndaje në: