Nënkryetarja e Prishtinës për zhvendosjen e “Sunny Hill”: Për teke politike e shkelje kompetencash u cënua demokracia

Nënkryetarja e Prishtinës për zhvendosjen e “Sunny Hill”: Për teke politike e shkelje kompetencash u cënua demokracia

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu ka reaguar sërish në lidhje me largimin e festivalit të Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë.

Sahatçiu ka thënë se kjo çështje do të duhej të thirrej në interpelancë, ngase siç thotë ajo, për teke politike e shkelje kompetencash është cënuar demokracia.

“Kjo çështje do t’duhej të vazhdohej me thirrje për interpelancë. Për teke politike, shkelje kompentencash, e cënuam demokracinë. E dështuam rininë. Me Sunny Hill humbën të hyra të shumë sektoreve mbështetëse; hotele, gastronomi, teknikë. Prandaj e gërditni politikën. E dhimbshme”, shkruan Sahatçiu.
Sahatçiu ka thënë se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndërhyrë në mënyrë arbitrare në kompetencat e komunës në lidhje me këtë çështje. Sahatçiu e ka quajtur këtë ndërhyrje precedent të rrezikshëm.

“Nuk ka lidhje mungesa e dokumentacionit. Ministri e shpjegoi mirë deri aty ku nuk i konvenoi – letra me kërkesë arbitrare për ri-negocim dhe kthim të procesit me teke politike, në vend se t’japë vendimin me vlerësimin e ligjshmërisë me PO/JO. Precedent i rrezikshëm. Skandaloze”, shkruan ajo.

Shpërndaje në: